MASHT: Vetëvendosje të mos përfshijë nxënësit në aktivitete politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT: Vetëvendosje të mos përfshijë nxënësit në aktivitete politike

    Insajderi
    23 March 2016 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me një paralajmërim se Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë debat me nxënës në shkollat e mesme dhe fillore.

    Sipas ministrisë, “shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit të rinjve tanë dhe askush nuk ka të drejtë ligjore keqpërdorimin e nxënësve në ambientin shkollor”.

    “Përfshirja dhe shfrytëzimi i nxënësve të moshës jomadhore në debate partiake e politike është shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe paraqet shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark