Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Vushtrri.
N.M,. dhe P.I., dyshohet se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48-orësh dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do t’i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.