Mashtrim me kartela bankare, arrestohet një i dyshuar në Viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtrim me kartela bankare, arrestohet një i dyshuar në Viti

    Insajderi
    04 June 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se arrestuar edhe një person të dyshuar në lidhje me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme” dhe “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

    I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

    Ky arrestim vjen pas ndalimit të 15 personave të tjerë disa ditë më parë, për të njëjtin rast, të bërë të ditur nga Prokuroria e Gjilani.

    Njoftimi i plotë:

    Viti / 09.01.2024 – 10:00. Më 03.06.2025 lidhur me rastin nga njësitë e hetuesisë është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark