Kandidati për deputet nga partia e AAK’së, Artan Nimani, ka shpotitur Qeverinë Kurti, për statistikat dhe punësimet.
Nimani ka shkruar se “deklaratat e Kryeministrit Kurti për një papunësi prej 10.7% dhe thirrjet ndaj diasporës që “kush kërkon punë, ta dërgojë te unë” janë larg nga realiteti me të cilin përballen qytetarët në Kosovë”.
“Konkurrenca e ashpër për një vend pune dhe rastet si ai i konkursit të Ministrisë së Financave – ku për një pozitë si Zyrtar i Skemave Pensionale janë përzgjedhur në listën e ngushtë 137 të diplomuar dhe profesionistë të rinj – dëshmojnë krizën e thellë në tregun e punës”.
Artan Nimani është kandidat në listën e AAK-së me numër 25.