Mashtrimet e Fisnik Sylës në Shqipëri, raporton Stop-i (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mashtrimet e Fisnik Sylës në Shqipëri, raporton Stop-i (VIDEO)

    Insajderi
    01 February 2022 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fisnik Syla, djaloshi nga Gjilani, përveç që njihet si i dashuri i Fjolla Morinës, këngëtares së njohur kosovare, ka rastisur që është i njohur edhe për diçka tjetër në Shqipëri.

    Kjo pasi që ai ka marrë paratë e familjes Shkreta nga Durrësi për një vend pune të riut me dokumente të rregullta, në Belgjikë, njofton Klan Kosova.

    Gjilanasi i kërkoi 10 mijë e 500 euro kësaj familjeje si fillim, për të bërë dokumentet gati, që më pas të mundësohej dërgimi drejt shtetit belg të djalit të Naxhije Shkretës, djaloshi i saj e kishte njohur atë përmes rrjetit social në instagram.

    Pas raportimit në media nga familja që pretendojnë që u mashtruan, ai më pas i kishte kthyer paratë në llogarinë bankare kësaj familjeje pas presionit mediatik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark