
Ditë më parë Policia e Kosovës, kishte njoftuar për arrestimin e tre personave për veprën mashtrim, ku kishin mashtruar disa gra, e që të cilët, përmes kësaj vepre kanë shkaktuar dëm prej 45,000.00 euro.
Rreth këtij rasti, policia ka kërkuar nga qytetaret të cilat ndihen të mashtruara të paraqiten në polici, e ku do të intervistohen në cilësinë e palës së dëmtuar.
‘‘Lidhur me Komunikatën e datës 10.06.2025 (shih më poshtë), prokurori i lëndës bazuar në informacionet e siguruar, nën dyshimin se të dyshuarit e përfshirë në atë rast, kanë mashtruar edhe shumë persona të tjerë, ka lëshuar autorizimin ku është kërkuar nga ne që të behet kërkesë publike për qytetaret e vendit të cilët ndihen të mashtruar nga këta persona të paraqiten në polici (zyrat e DHEKEK) për intervistim në cilësinë e palës së dëmtuar’’, ka deklaruar Policia.