Mashtrimi i Kurtit në Kuvend për targat “KM” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mashtrimi i Kurtit në Kuvend për targat “KM”

    Insajderi
    25 November 2022 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tabela të reja “KM, PZ, DJ, etj” Serbia është zotuar të mos lëshojë më, por vazhdimi i validitetit të regjistrimit të atyreve aktuale, tregojnë disa serbë të Kosovës, po vazhdon pa pengesë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këtë e konfirmuan edhe disa serbë që vazhduan regjistrimet e atyreve aktuale, derisa, në fjalët e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në momentin që ato skadojnë ato edhe rrjedhimisht s’do të jenë.

    “Nuk lëshohen më targa të reja. Këtyre këtu ju del regjistrimi. Janë më pak se 200 automjete në Kosovë me shofera e pronarë serbë që i kanë tabelat ilegale të cilat janë regjistru sivjet. Krejt janë ma të vjetra se sivjet, dhe atyre krejtve ka me ju dal regjistrimi, s’ka më regjistrim”, ka thënë kryeministri kosovar, Albin Kurti në Kuvend.

    https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=40731686&v=2.1&guid=7fa443a343904af19f2dc5a93e92584b7cdcda44eed248dfa624f01cbff9ccce
    https://video.gjirafa.com/embed/rec-2022-11-25-11-47-45-mp4?autoplay=true&am=true

    Megjithatë, rezulton të jetë ndryshe.

    “Po, arrita ta bëj regjistrimin e veturës sot pa problem, dhe për 2 minuta mbarova çdo gjë”, ka thënë një qytetar serb i Kosovës për mediat serbe.

    Gjithashtu këtë e konfirmon edhe një tjetër. “Po, pikërisht sot shkova ta regjistroj veturën time. Kalove standardin normal si çdo vit”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    https://youtube.com/watch?v=_xh6gt05jiQ%3Ffeature%3Doembed

    Një marrëveshje, dy versione të ndryshme nga dyja palët. Edhe Kosova edhe Serbia e paraqesin triumf personal ujdinë për targat.

    https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

    Megjithatë, versioni i Aleksandar Vuçiç, Petar Petkoviç dhe Listës Serbe është tjetër.

    Ata thonë se ndonëse nuk do të lëshojnë më targa të reja, që sipas Vuçiçit “edhe ashtu nuk lëshonim më shumë se 70 të reja në vit”, vazhdimi i vlefshmërisë së targave “do të bëhet pa pengesa”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kështu thonë edhe dy qytetarët serbë të lart-cituar.

    Edhe redaktori në Radio Televizionin e Kosovës, Alban Selimi, ka shpjeguar se librezat e veturës dhe targave në Serbi, kanë afat të pakufishëm, deri më 31.12.9999.

    https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

    “Regjistrimi mund te vazhdohet vetëm në qendra të kontrollit teknik, ku merret stikersi dhe pa pasur nevojë me ndërhy fare në librezë të veturës. Mos prodhimi i targave të reja, a nënkupton se të vjetrat do t’i kemi deri me 9999?!”

    Ai madje e publikoi edhe librezën e veturës së tij të regjistruar në Preshevë.

    Foto: postimi i Alban Selimit

    Aleksandar Vuçiç, të enjten në një konferencë për shtyp, tha se ekzistojnë rreth 7 mijë këso veturash në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa edhe 2 mijë tjera në pjesën jugore.

    Edhe autoritetet e Kosovës dhënë një shifër të ngjashme prej 9 mijë veturash të tilla që janë aktualisht ende të pakonvertuara në RKS.

    https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=25467134&v=2.1&guid=7fa443a343904af19f2dc5a93e92584b7cdcda44eed248dfa624f01cbff9ccce

    Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri ua paraqiti palëve një propozim-kompromis për çështjen e targave “KM, etj”.

    Kompromisi kishte të bënte me atë që Kosova pranon të mos shqiptojë gjoba për vozitësit me targa “KM, etj” dhe Serbia të mos lëshonte më këso targash të reja.

    Versioni i Kurtit është se kur ato skadojnë, më s’do të jenë. Versioni i Vuçiçit është se s’ka më të reja, por atyreve aktuale validiteti i regjistrimit mund t’u vazhdohet pa pengesë.

    Edhe Lista Serbe iu gëzua marrëveshjes, me ç’rast i garantoi serbët se këto vetura do të mund t’ua vazhdojnë regjistrimin pa problem, por se një veturë e re, e cila paraprakisht s’ka pasur targa “KM” s’do të mund të regjistrohet.

    Kurti qe zotuar të ndalojë “targat e kohës së Millosheviçit” dhe shtrirjen e sovranitetin në trafikun e pjesës veriore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark