Mashtrimi ka emër: Tifozat Kuq e Zi akuzojnë FSHF-në për përjashtim nga ndeshja Shqipëri–Serbi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mashtrimi ka emër: Tifozat Kuq e Zi akuzojnë FSHF-në për përjashtim nga ndeshja Shqipëri–Serbi

    Insajderi
    14 May 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

    TKZ e kanë quajtur vendimin e FSHF-së “mashtrim”, duke akuzuar federatën për përjashtim të qëllimshëm të tifo-grupit më të njohur shqiptar në emër të “gjithëpërfshirjes”.

    “Kur je pjesë e Tifozëve të Kombëtares, fiton ‘shortin’ pa short. Kur je TKZ, të përjashtojnë në emër të ‘gjithëpërfshirjes’. Mashtrimi ka emër: Federata Shqiptare e Futbollit”, shkruajnë TKZ në reagimin e tyre.

    Tifozët paralajmërojnë se reagimi ndaj kësaj padrejtësie nuk do të mbetet një zemërim i shtypur, por do të jetë “i ashpër dhe i pandalshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark