Biznesmenja Vjollca Hoxholli është dënuar me gjashtë vite burg. Vendimi është marrë sot gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Tiranës. Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që ka kërkuar gjashtë vite burg për biznesmenen Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018, nën akuzën e mashtrimit.
Kërkesa e Prokurorisë për dënimin e saj u miratua sot nga Gjykata e Tiranës. Ajo u shpall fajtore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ajo u akuzua se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit. Vjollca Hoxholli ishte administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k., kompani e cila ndërtonte pallate dhe e shiste disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.