Reperi shqiptar, Noizy i cili është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës për përfshirje në një rrahje në Pejë është ngjitur mbrëmë në skenën e “Venum-it” në Prishtinë.
Video nga përformanca e tij janë publikuar kudo në rrjete sociale.
Por një gjë të tillë është mohuar nga klubi “Venom” pronar i së cilës është Alex Duhani.
Në faqen zyrtare të “Venum” mbrëmë është postuar një njoftim në të cilin thuhet se është anuluar koncerti ku ishte planifikuar përformimi i Noizyt.
Në Njoftim thuhet se Noizy nuk do të përformoj për shkaqe ligjore.
Por kjo doli te jetë një mashtrim nga diskoteka “Venum”, pasi Noizy shihet duke përformuar mbrëmë.
Pamjet tregojnë se ai ishte ngjitur në skenën e “Venomit”.
Policia e Kosovës ka dështuar në kapjen e reperit pasi ai mbrëmë është parë duke përformuar live në konceret.
Të dielen, policia ka zbarkuar në hapësirat e “Venom” pronari i së cilës mashtroi për anulimin e koncertit.
/Gazeta Insajderi/