Mashtroi se do t’ia punësojë një familjar në spital, prizrenasi i merr një shumë parash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mashtroi se do t’ia punësojë një familjar në spital, prizrenasi i merr një shumë parash

    Insajderi
    09 February 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme i ka premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtar të familjes në spital duke i marr një shumë parash.

    Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 01.09.2022 në fshatin Korishë.

    I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Më 08.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtarë të familjes në spital i ka marr një shumë parash. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark