×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtroi shtetin duke gënjyer për Noizyt – A po amnistohet Alex Duhani i Venom?

    Insajderi
    09 August 2024 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i diskotekës ‘Venom’, Alex Duhani, e mashtroi shtetin e Kosovës më 3 gusht, duke e fshehur performancën e Noizyt në biznesin e tij.

    Ani se në një postim të bërë në faqen zyrtare të ‘Venom’ ku thuhej se është anuluar performanca e Noizyt, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

    Rep artisti shqiptar kishte performuar në ‘Venom’, ani se ai kërkohej nga Policia e Kosovës për përfshirje në një rrahje në Pejë ditë më parë.

    Policia e Kosovës kishte dështuar në kapjen e Noizyt, ani se ai gjendej në Kosovë edhe në kohën kur ndaj tij kishte fletarrest.

    Rigels Rajku u arrestua në Shëngjin nga ‘Fast Albania’ pas kërkesës për arrestim nga shteti i Kosovës.

    Bashkë me të në kërkim për të njëjtin rast është edhe këngëtari tjetër ‘Stresi’. Kapja e tij ende nuk është bërë. Derisa, shteti i Kosovës duket se po e amniston edhe Alex Duhanin e Venomit, ani se ky i fundit kishte mashtruar për vendodhjen e Nojzit.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark