×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve

    Insajderi
    21 September 2024 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin galopant të metropolit ecën edhe paligjshmëria, industria e seksit edhe pse thuajse e padukshme, është një sektor që funksionon në mënyrë efikase. Cdo ditë me qindra vajza, shqiptare dhe të huaja, shesin trupin pavarësisht se referuar ligjit, prostitucioni dënohet me heqje lirie.

    Piranjat SHOW kanë kryer prej kohësh investigime në disa nga zonat më të lakmueshme të kryeqytetit, ku pretendohet se ofrohen shërbime seksuale, ku me to vendosesh në kontakt nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Por në realitet këto adresa janë hapur nga djem adoleshentë të cilët mashtrojnë të interesuarit e këtyre shërbimeve, që në të vertetë nuk ofrojnë asgje. Skema që këta të rinjë perdorin është e njejtë nga të gjithë personat që administrojnë faqe të tilla.

    Në fillim të tregohet vendndodhja, të bëhet me dije shërbimet që këta të fundit pretendojnë se japin dhe më pas percaktohet pagesa në varësi të kërkesave të klientëve. Dhe pasi bie dakord me kushtet e tyre mashtruesit ndjekin forma të ndryshme për të marrë paratë. Dikush kërkon që lekët të lihen në një vend të fshehtë e dikush tjetër, më i guximshëm preferon t’i marrë në dorë, dhe më pas të kërcënojë viktimën.

    Pasi Piranjat ranë në kontakt me disa faqe të tilla vendosëm që ti takojmë dhe të kuptojmë nga afër skemën e tyre.

    Teksa takimi caktohet në një nga zonat me të njohura të Tiranës, Në Xhamllik, Piranja Luela Gaxhja vëren se ky grup përbehej nga 3 djem adoleshentë të cilët në vendtakim u paraqiten me një taksi, që në pamje të parë të bën të mendosh që mund të jetë rastësi.

    Por jo. Pasi djemtë kanë kuptuar që takimi nuk është lënë nga klientët e pretenduar të tyre por nga Piranjat, këta të fundit zhduken por pa ditur se bashkëpunëtori I tyre taksist, do të vinte në zyrat tona për tu shfajsëuar si pjesë e këtij grupi.

    Ndërsa ikja e tyre, duket se i shërbeu këtij grupit vetëm për të mbledhur forcat, dhe për të na dërguar pak minuta më vonë këtë mesazh me nota kërcënuese:

    “Ju keni ardh nga ato piranjat eee? O ta q**sha rracën. Thuji atij XXXX , të kam në lagje te Niket Dardani. A kupton? Do ta q* rracën thuj mu tek dera e shtëpisëë ty dhe kalamajve tuj”

    Në këtë pikë, gjërat nuk mund të merren më më kaq lehtë ndaj dhe bashkëpunimi me policinë u bë i domosdoshëm. Dhe pasditen e së njëjtës ditë, nga uniformat blu të komisariatit numër 2 në kryeqytet u bë i mundur ndalimi i të tre mashtruesve, përkatësisht dy të mitur 16 dhe 17 vjec dhe u arrestua Ergi Bora 22 vjec, të cilët akuzohen për kanosje dhe organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Nga ajo cfarë mësuam është se ky grup është shoqëruar dhe herë të tjera për të njejtën skemë mashtrimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark