“Mashtrues – i pari bllokues, e dyta po kërkon viktimën e radhës edhe për një mandat” – Avdullah Hoti kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mashtrues – i pari bllokues, e dyta po kërkon viktimën e radhës edhe për një mandat” – Avdullah Hoti kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin

    Insajderi
    18 July 2025 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj dy udhëheqësve të lartë të shtetit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke i akuzuar se kanë mashtruar qytetarët dhe kanë dëmtuar institucionet shtetërore, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti deklaroi se dyshja, në përmbyllje të mandatit pesëvjeçar, po bëjnë “përpjekjet e fundit dëshpëruese” për të mbajtur pushtetin.

    “Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Hoti shtoi se kryeministri Kurti po mban institucionet të bllokuara dhe nuk po përballet me drejtësinë, ndërsa presidentja Osmani po kërkon “viktimën e radhës” për të siguruar një mandat të ri.

    “I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej. E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale”, shkroi ai.

    Sipas tij skena politike në Kosovë sot është pa ide, pa angazhim dhe pa guxim për të ofruar zgjidhje për qytetarët.

    Përplasja Hoti e Osmani ka ditë që ka nisur.

    Dje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pyet për deklaratat e ish kryeministrit Avdullah Hotinë kohën e Marrëveshjes së Washingtonit që tha se Osmani e “luftuar” atë.

    Ajo tha se Hoti është njeriu më jorelevant dhe se akuzat që Kosova nuk i zbaton marrëveshjet vijnë vetëm nga Serbia.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark