Mashtruesi prezantohet si Veton Elshani, viktima dërgon 1 mijë euro në Bosnje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtruesi prezantohet si Veton Elshani, viktima dërgon 1 mijë euro në Bosnje

    Insajderi
    18 September 2025 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar nga Zubin-Potoku ka rënë pre e një mashtrimi, pasi i ka dërguar 1 mijë euro përmes “Western Unionit” në Bosnje dhe Hercegovinë një personi të panjohur, i cili ishte prezantuar rrejshëm si zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

    Sipas njoftimit të policisë, pas marrjes së shumës i dyshuari ka ndërprerë komunikimin me viktimën.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si vepër penale “Mashtrim” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se raste të ngjashme janë raportuar edhe më parë në disa qytete të Kosovës, ku persona të dyshuar kanë përdorur emrin e kolonelit Elshanit për të kërkuar ndihma financiare.

    Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e thirrjeve apo mesazheve të dyshimta, të mos dërgojnë para përmes kanaleve të pasigurta dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të ngjashëm.

    “Mos u besoni personave të panjohur që prezantohen si zyrtarë policorë dhe kërkojnë mjete financiare. Siguria juaj është prioriteti ynë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark