Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka masturbuar para një femre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur javën e kaluar.
Fushë Kosovë / 20.06.2024 – 17:00. Me 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka bërë sjellje të pahijshme duke kryer veprën e lartcekur para viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.