"Mati" ku u sekuestruan mbi 2 milionë euro – këta janë personat që u arrestuan shtatorin e vitit të kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mati” ku u sekuestruan mbi 2 milionë euro – këta janë personat që u arrestuan shtatorin e vitit të kaluar

    Insajderi
    12 May 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e hetimeve në kuadër të rastit të koduar “Mati”, është sekuestruar pasuri shtesë në vlerë mbi 2 milionë euro, shkruan Insajderi.

    Hetimet për këtë rast po zhvillohen në drejtim të veprës penale “shpëlarja e parasë”, ndërsa rasti mbetet aktiv dhe nën mbikëqyrjen e ngushtë të prokurorit të çështjes.

    Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, për këtë rast ishin arrestuar tre persona: Viladan Cakolli, Shefqet Cakolli dhe Edvan Cakolli.

    Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me pastrim parash.

    Në njoftimin e fundit, PSRK bën të ditur se pasuria e sekuestruar deri më tani ka arritur vlerën prej rreth 2,286,054.00 euro.

    “PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro. Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C.”, thuhet në njoftim.

    Me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special thuhet se janë sekuestruar “20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro; 2 lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro; 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro; 6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 Euro”.

    Në njoftim thuhet se për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark