Matoshi: Qeverisja e Kurtit është idiokraci, shkelje e ligjit rrezikon shtetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: Qeverisja e Kurtit është idiokraci, shkelje e ligjit rrezikon shtetin

    Insajderi
    27 March 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anlisti politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur qeverisjen e tij një “idiokraci”, shkruan Insajderi.

    Matoshi e akuzon Kurtin se ka shkelur ligjin, pasi ai nuk po respekton detyrimin ligjor për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

    Në një postim në rrjetet sociale, Matoshi ka thënë se një kryeministër që është mbi ligjin e shndërron qeverisjen në një “idiokraci”, që duket si populizëm i maskuar.

    Sipas tij, një shtet ku zyrtarët e lartë janë mbi ligjin është një “shtet i dështuar” ose “fail state”.

    Matoshi ka shtuar se shkelja e ligjshmërisë nga vet kryeministri mund të dëmtojë thellë shtetin dhe e ka paralajmëruar se ky veprim mund të çojë në shpërbërjen e institucioneve.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se qeveria e tij ka përfunduar mandatin më 23 mars “pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark