Analisti Halil Matoshi në emisionin “Politiko”, që po mbahet live nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se Vuçiq është në pozitë më të favorshme sepse sipas tij deshi dikush apo nuk deshi Kosova për Serbinë është e humbur që nga qershori i vitit 1999, ajo është shtet i pavarur por që Serbia ka operuar me sensin që mund të përfitoje duke qëndruar në dy karrike.
Ajo i ka orët ose minutat e numëruara dhe ajo tani duhet të mbajë anë, kah Rusia apo kah perëndimi
“Vuçiq është me perëndimin dhe ai don që të nxjerrë më së shumti nga kjo situatë, e këto janë përparimi në integrimin evropian dhe infuzion të madh financiar. Marrëveshja është e mundshme por problemi qëndron te plani i zbatimit, ka thënë Matoshi