Analisti politik Halil Matoshi ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit si president i ri i vendit është bërë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.
Kjo sepse sipas tij, kanë qenë pesë deputetë të cilët nuk kanë qenë prezent në sallë gjatë votimit.
“Nëse mbështetemi në aktgjykimin “Pacolli” të GJykaytës Kushtetuese HTH asht zgjedhë ilegalisht. Sepse sipas këtij nomosi të ri, Kryetari zgjedhet me 2/3-at e 120 deputetëve, të cilët obligohen me qenë të pranishëm dhe me votu, pos atyne që kanë leje”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e e tij në Facebook.
“Tash Kadri Veseli duhet me u deklarue dhe me e dokumentue a u ka dhanë leje së paku atyne pesë (5) deputetëve të LDK-së që munguan në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me ç‘rast u zgjodh Kryetari i shtetit!? Juristët e HTH kanë me e pasë shumë zheg këto ditë!.”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu ka numëruar disa shkelje që sipas tij janë bërë gjatë zgjedhjes së Thaçit si president.
Sipas tij, procedurat janë shkelur meqë kandidati për president, Rafet Rama, ka votuar në këtë proces, si dhe kur kuvendi ka shkuar në pauzë pas raundit të parë të votimit “pas asnjë arsye.”
“A u shkelën procedurat e votimit, pse në Seancë mungonin pa arsye e pa leje të Kryetarit të Kuvendit, sic është përcaktuar në interpretimin e Gjykatës Kushteturse në Rastin Pacolli, disa deputetë.!?/Insajderi.com