Maturantë serbë provokojnë shqiptarët gjatë defilimit në veri – Ndërhyn policia për të shmangur eskalimin e situatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maturantë serbë provokojnë shqiptarët gjatë defilimit në veri – Ndërhyn policia për të shmangur eskalimin e situatës

    Insajderi
    23 May 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maturantët serbë kanë defiluar sot në pjesën veriore të Mitrovicës, ku gjatë manifestimit janë shënuar edhe disa incidente me karakter provokues. Provokimet kanë nxitur reagimin e disa të rinjve shqiptarë që ndodheshin aty afër.

    Për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të situatës, në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë policia e Kosovës.

    Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Insajderin se ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    “Gjatë festimit të maturës ka pasur provokime dhe për të mos ardhur deri te eskalimi i situatës, policia ka reaguar. Situata është qetësuar dhe maturantët kanë vazhduar festën e tyre. Ndërsa nuk ka pasur arrestime,” ka deklaruar Elshani për Insajderin.

    Sipas tij, situata aktualisht është e qetë dhe nën kontrollin e plotë të autoriteteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark