Maturantët me 18 qershor do t’i nënshtrohen testit të maturës, ku brenda një ditë do të hyjnë në test për të gjitha lëndët. Por, si çdo vit tjetër edhe këtë vit maturantët kanë gjetur metoda për të kopjuar. Përderisa në vitet e kaluara për të kopjuar përdoreshin metoda si grupe në “facebook” këtë herë ata kanë hapur një grup në platformën “Viber“.
Grupi “Matura-Link”, i cili është hapur që maturantat t’i shpërndajn përgjigjet ka arritur mbi 500 anëtarë. Në këtë grup madje janë vendosur edhe rregulla sipas adminit të grupit ky grup përbëhet nga profesorë dhe në të do të dalin vetëm përgjigjet e sakta.
Gazeta Insajderi ka siguruar “screenshot” nga ky grup që dëshmon se nxënësit po bëhen gati për të kopjuar.
Madje forma e mashtrimit është stotifiskuar aq shumë sa që kanë rregulluar edhe një dizajn ku me një klikim të shpije të grupi në viber.
Ky fenonomen i kopjimit vazhdon për vite dhe Ministria e Arismit nuk ka arritur ta ndal. Edhe në testin e testin e arritshmërisë që u mbajt me 4 qershor është raportuar për mashtrime dhe shpërndarje të testit nga nxënësit.
Nxënësit e klasavë të nënta përmes grupeve në “facebook” kanë kopjuar në testin e arritshmërisë.
Ndërsa për testin shtetor Ministria e Arsimit ka njoftuar se do t’i këtë 100 kërkesa, pra pyetje dhe detyra, nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.