Mavraj: Dikur doja të bëhesha polic, tani jam në evropian – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mavraj: Dikur doja të bëhesha polic, tani jam në evropian

    Insajderi
    07 June 2016 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj, ka shpjeguar se kur ishte i vogël, nuk kishte dashur të bëhej futbollist. Megjithatë, ëndrra e tij për t’u bërë polic nuk u realizua dhe tani Mavraj është një nga pikat më të forta të kombëtares kuqezi që do të debutojë në Evropian.

    Në një intervistë për faqen zyrtare të kombëtares shqiptare, Mavraj rrëfen kohën kur kishte filluar të luajë futboll dhe dëshirën e tij për tu bërë polic.

    “Kam filluar të luaj kur isha rreth 10 vjeç. Nuk ishte diçka e planifikuar, ishte thjesht për qejf. Në ato momente doja të bëhesha polic por Zoti donte që të bëhesha futbollist. E nisa karrierën kur isha 20 vjeç”, thotë Mavraj, raporton Insajderi.

    Ish-mbrojtësi i Bochumit e Greuther Furthit gjithashtu tha se shpreson që Shqipëria të bëjë surprizën e madhe në këtë Kampionat Evropian. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark