Disa orë pasi refuzoi fanellën e kombëtares shqiptare me mbishkrimin e birrës Peja, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, i ka dalë në mbrojtje veprimit të tij.
Përmes një postimi në Facebook, mbrojtësi i Kolnit ka theksuar se “Hallallin se bëjmë haram, e haramit s’i bëjmë reklamë”.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë në stërvitjet e Kombëtares në Austri fanelën si të gjithë lojtarët tjerë.
Për këtë, Kombëtarja shqiptare është detyruar ti bëj atij një bluzë ndryshe ku nuk është cekur emri i Birrës Peja.
Mavraj njihet si ndjekës i përpiktë i rregullave të fesë muslimane gjë të cilën e tregoi edhe kësaj here. /Insajderi.com