Mavraj mezi pret iftarin me nënën e tij – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mavraj mezi pret iftarin me nënën e tij

    Insajderi
    06 June 2016 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili njihet si besimtar i devotshëm i fesë islame, ka përshëndetur nga larg nënën e tij, për të cilën ka thënë se mezi pret që ët takohu për të ngrënë iftarin së bashku.

    Prej së largu, mezi pres me mall me u taku me ty, oh nana ime, të zgjohem së bashku me ty për të ngrene iftarin edhe syfyrin”, ka shkruar Mavraj në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai po ashtu ka postuar edhe një fotografi të një zonjë, që duket se është nëna e tij.  Në fotografi ajo shihet duke gatuar.

    “Qofshin të bekuara duart e nënave shqiptare që gatuajnë për familjet e tyre ne kete muaj te bekuar dhe ku sakrifica është kënaqësi”, ka thënë ai.

    Kampionati Evropian fillon këtë të premte dhe mbaron më 10 korrik.  Në rast se Shqipëria arrin deri në finale, ai vështirë se do të mund të takojë nënën e tij për iftar apo syfyr.

    Mërgim Mavraj ka qenë në qëndër të vëmendjes ditë më parë pasi kishte refuzuar të vehte fanellën e kombëtares për arsye se në të reklamohej një birrë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark