Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë në stërvitjet e Kombëtares në Austri fanelën si të gjithë lojtarët tjerë.
Ky refuzim i Mavrajt erdhi për shkak të hapësirës reklamuese që ka në fanelë Birra “Peja”.
Për këtë, Kombëtarja është detyruar ti bëj atij një bluzë ndryshe ku nuk është cekur emri i Birrës Peja.
Mavraj njihet si ndjekës i përpiktë i rregullave të fesë muslimane gjë të cilën e tregoi edhe kësaj here.