Një ditë pasi refuzimi për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare në të cilën ishte mbishkrimi i sponsorit të kuqezinjve “Birra Peja”, edhe përkundër reagimeve dhe polemikave të shumta në rrjetet sociale, futbollisti Mërgim Mavraj nuk ka hequr dorë nga vendimi i tij.
Mbrojtësi i Kolnit është parë përsëri i veçuar nga pjesa tjetër e kombëtares shqiptare, pasi kishte veshur fanellën pa mbishkrimin reklamues të birrës, shihet në videon e sotme nga stërvitjet e kuqezinjve.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë në stërvitjet e Kombëtares në Austri fanellën si të gjithë lojtarët tjerë. Për këtë, Kombëtarja shqiptare është detyruar ti bëj atij një bluzë ndryshe ku nuk është cekur emri i birrës.
Ndërsa, në stërvitjen e sotme të kombëtares shqiptare në Austri nuk ka munguar logoja e kompanisë së birrës në fanellat e futbollistëve kuqezi, edhe përkundër refuzimit të Mavrajt kjo kompani vazhdon t’i qëndrojë pas kombëtares shqiptare drejt Evropianit kuqezi.
Ish-mbrojtësi i Bochumit dhe Greuther Furth-it njihet si ndjekës i përpiktë i rregullave të fesë myslimane. /Insajderi.com