Mavraj: Thaçi e ka krijuar historinë e vërtetë të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mavraj: Thaçi e ka krijuar historinë e vërtetë të Kosovës

    Insajderi
    15 March 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publicisti dhe gazetari Muhamet Mavraj duke e komentuar vizitën e tij te babi i tij i sëmurë, Mavraj ka thënë se Thaçi është një shqiptar i madh.

    Sipas tij Thaçi është ndër ata pak historian që nuk e ka shkruar por e ka krijuar historinë e vërtetë të Kosovës.

    “Po një shqiptar i madh pasi siç e kam thënë edhe një here e nuk jam zgjeru më shumë. Hashim Thaçi është ndër ata pak historian që nuk e ka shkruar por e ka krijuar historinë e vërtetë të Kosovës, kështu e kam thënë se asgjë më shumë nuk shtoj as nuk heq”, ka deklaruar Mahraj, i cili ka qenë nder udhëheqesit e studentëve në protestat e vitit 1997.

    Ai ka vlerësuar se ish-presidenti i Kosovës është treguar dinjitoz gjatë vizitës tek babai i tij, i cili gjenet i shtrirë në QKUK.

    “Situata ku ndodhet Kosova pesë vite pas burgosjes së tij është e qartë për ata që e kanë lëshuar Kosovën për ata që janë të burgosur atje. Ky shqiptar i madh me vetardhjen e tij këtu bëri një boom të jashtëzakonshëm shqiptar në krejt Kosovën. Ai tregoi se çka ka humbur Kosova, një lider të madh”, është shprehur Mavraj Në “Edicionin Special” në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark