Në këtë konferencë pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë, jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, njofton Policia e Kosovës, raporton Insajderi.
“Në këtë konferencë fokus i veçantë i është dhënë luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe përkrahur nga ICITAP-i amerikan për të qenë pjesëmarrëse. /Insajderi.com