Maxhuni: Policia e Kosovës është gati për Interpol edhe Europol - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maxhuni: Policia e Kosovës është gati për Interpol edhe Europol

    Insajderi
    26 April 2016 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend, pasi ka priti një delegacion nga Gjermania, i kryesuar nga Johannes Schütze, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i zyrtarëve të lartë të ardhshëm policor, nga provinca veriore Rhine Westphalia.

    Sipas njoftimit për medie të PK-së, Shpend Maxhuni gjatë takimit të pranishmit i njoftoi rreth bashkëpunimit policor rajonal e ndërkombëtar, migrimit ilegal, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.

    Nga ana e tij, Johannes Schütze falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë si dhe për pasqyrimin e prezantuar të funksionimit, aktiviteteve dhe punës së Policisë së Kosovës.

    Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni dhe Schütze u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark