Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Insajderi
25 January 2020 - 07:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e parë në serinë e koncerteve në shënim të 20-vjetorit të themelimit.

Në koncertin e 2 shkurtit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do drejtohet nga violinisti më i shquar i kohës dhe një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, mjeshtri Maxim Vengerov.

Ai rikthehet në Prishtinë pothuajse pas 20 vjetësh, por këtë herë, për të dirigjuar orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

“Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, duke performuar për fëmijët e Kosovës. Në program do interpretohet “Simfonia e 7-të” dhe “Koncerti për violinë, violonçel dhe piano” nga Beethoveni me solistët e dalluar Özcan Ulucan në violinë, László Fenyő në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano. Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven. Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 – 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës”, njofton Filharmonia e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark