May akuzon BE-në se po përpiqet të ndikojë zgjedhjet në Britani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    May akuzon BE-në se po përpiqet të ndikojë zgjedhjet në Britani

    Insajderi
    03 May 2017 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se politikanë evropianë bëjnë “kërcënime” kundër Britanisë, në përpjekje për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.

    May sulmoi “burokratët e Brukselit” pas takimit me Mbretëreshën.

    Ajo tha se disa në Bruksel duan që bisedimet për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian të dështojnë.

    Lideri i Laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn, tha se May “po luan lojëra partiake me Brexit-in” në përpjekje për të fituar zgjedhjet e përgjithshme.

    Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se është “e papërgjegjshme” nga ana e saj “të helmojë” atmosferën me BE-në.

    Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të zhvillohen më 8 qershor.

    “Pozicioni negociues i Britanisë në Evropë është keqpërdorur në shtypin kontinental. Politikanë dhe zyrtarë evropianë kanë kërcënuar Britaninë. Të gjitha këto veprime janë planifikuar qëllimisht për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha May.

    Ajo po ashtu tha se do që të arrijë një marrëveshje për Brexit-in dhe për BE-në që të kenë sukses, njofton rel.

    Por, ngjarjet e ditëve të fundit, shtoi May, kanë treguar se “pavarësisht dëshirave”, janë disa në Bruksel “që nuk duan që këto bisedime të kenë sukses”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark