May zotohet të ecë drejt daljes nga BE pavarësisht vendimit të gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    May zotohet të ecë drejt daljes nga BE pavarësisht vendimit të gjykatës

    Insajderi
    06 November 2016 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plani i qeverisë për fillimin e procesit dy vjecar të shkëputjes nga fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm u vu në dilemë javën e kaluar pasi një gjykatë vendosi se Parlamenti duhet të konsultohet rreth vendimit. May ka deklaruar se është e bindur në rrëzimin e këtij vendimi

    Në një shkrim në të përditshëm The Sunday Telegraph, kryeministrja May ka dhënë shenja se do t’i rezistojë cfarëdo përpjekjeje për ta detyruar atë që ta ndryshojë qasjen ndaj largimit nga BE-ja, një shkëputje historike që u miratua nga 52 për qind e britanikëve, në një referendum në muajin qershor.

    “Qytetarët zgjodhën, dhe e bënë këtë aq vendosmërisht. Është përgjegjësi e qeverisë që ta kryej detyrën dhe të zbatojë instruksionet e tyre në plotëni”, shkruan May. (REL)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark