Në dokumentet të cilat i ka publikuar Drejtoria Nacionale për Siguri të Trafikut në SHBA, shkruan se kompania pretendon se tërheqja përfshinë veturat Mazda 3 të viteve prej 2016 deri 2018.
Prodhuesi japonez i veturave ka zbuluar një problem me mbajtësit metalikë të cilët mund të shkaktojnë që transmetuesi i fshesave të ngecë, ta ndërpresë punën e fshesave dhe kështu t’i kufizojë vozitësit shikimin.
Shitësit do t’i ndërrojnë modulet drejtueseve të fshesave pa asnjë shpenzim, duke filluar prej 3 qershorit./Insajderi.com.