Disa persona janë marrë peng në një lokal në një qytet të Holandës të shtunën, ndërsa policia ka urdhëruar evakuimin e 150 shtëpive dhe ka mbyllur qendrën e qytetit.
Nuk dihet se sa persona janë marrë peng, por mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për 4 ose 5 persona.
Personi në fjalë pretendon se ka eksploziv dhe armë dhe është vendosur një perimetër sigurie.
Pamjet nga vendi i ngjarjes në Ede, një qytet tregu rural 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit, tregojnë policinë dhe zjarrfikësit në rrugë.