×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Mbahet edicioni i katërt i “Albania ICT Awards”

    Insajderi
    04 February 2016 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U mbajt edicioni i katërt i një prej ngjarjeve më të suksesshme të teknologjisë në trojet shqiptare “Albanian ICT Awards”, të ënjtën mbrëma në Tiranë.

    Në këtë eveniment si çdo herë në këto katër vite u fol rreth kontributit të organizatës dhe institucioneve në teknologji dhe inovacion.

    Ngjarja u shoqërua me surpriza për të ftuarit, ku spikati një mesazh holografik i trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe xhirimi në teknologjinë 360 gradë i aktivitetit.

    Po ashtu u nderuan me pjesëmarrjen e tyre figura të shquara të jetës politike dhe akademike në vend si Ministrja e Inovacionit dhe administratës publike, Milena Harito, Adrian Civiçi, Rektor i Universitetit Evropian të Tiranës, Kosta Giakumis, zv. Rektor i Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe drejtorja e COD, Falma Fshazi.

    Rektori i Universitetit Evropian të Tiranës Adrian Civiçi, gjatë fjalës së tij shtroi një pyetje të Adam Smithit, “Si mund të zhvillohen kombet?”, dhe përgjigja e tij ishte tek inovacioni, lami në të cilën fokusohet vetë organizata e Albanian ICT.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark