Mbahet Java e Filmit Izraelit në Prishtinë - Insajderi
×
Kulturë

Mbahet Java e Filmit Izraelit në Prishtinë

Insajderi
14 January 2020 - 17:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Java e Filmit Izraelit” në Prishtinë (15-17 janar 2020) do të sjellë për filmdashësit kosovarë gjashtë filma të njohur dhe të suksesshëm, jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Kjo ngjarje tradicionale organizohet për herë të 12-të me radhë, shërben për një këmbim kulturor midis Izraelit dhe Kosovës.

Bartëse e organizimit të këtij aktiviteti do të jetë Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës. Agim Selimi, dekan i këtij fakulteti, i ka thënë Insajderit se parapërgatitjet për festivalin kanë shkuar mbarë.

“Java e Filmit Izraelit organizohet nga Fakulteti i Arteve dhe Ambasada e Izraelit në Beograd, si dhe disa shoqata të tjera jo-qeveritare. Filmat do të shfaqen në Kino ABC dhe tek Fakulteti i Arteve”, ka deklaruar Agim Selimi.

https://www.facebook.com/regjifilmi/photos/a.469763356522224/1543174302514452/?type=3&theater

Mbështetëse e organizimit është edhe shoqata Bet Israel Kosova.

“Këtu është organizator fakulteti i arteve në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit dhe me shoqatën tonë. Sivjet ne i kemi dhënë hapësirë institucioneve kulturore siç është Fakulteti i Arteve”, thuhet në përgjigjen e shoqatës Bet Israel Kosova.

Kjo ngjarje tradicionale organizohet për herë të 12-të me radhë, shërben për një këmbim kulturor midis Izraelit dhe Kosovës. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark