Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike ku është miratuar ndarja e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.
Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Kjo mbështetja financiare kap vlerë prej 39,470.21 dollarë amerikan.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 24.02.2023
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C.
Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan.