Mbahet protestë para selisë së EULEX-it ku po qëndron Thaçi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbahet protestë para selisë së EULEX-it ku po qëndron Thaçi

    Insajderi
    22 March 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa qytetarë, kryesisht të rinj, janë mbledhur sot para selisë së EULEX-it, ku po qëndron ish-presidenti Hashim Thaçi.

    Në shenjë proteste, ata kanë kërkuar drejtësi dhe liri për ish-presidentin Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Siç shihet në foto protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liria ka emër”.

    Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, ai natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.

    Në këto zyra sot ai është vizituar nga tre vëllezërit e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark