Mbahet samit për gjendjen në Jemen, 2 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbahet samit për gjendjen në Jemen, 2 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja  

    Insajderi
    25 April 2017 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konferencë për ngritjen e fondeve për Jemenin është duke u mbajtur sot në Gjenevë, pas deklaratës së OKB-së, e cila e ka konsideruar situatën në këtë vend si “krizën humanitare më të madhe në botë”.

    Që përpara konfliktit mes koalicionit të udhëhequr nga sauditët në mbështetje të qeverisë së Jemenit dhe rebelëve Houthi të fillonte, Jemeni ishte vendi më i varfër në Lindjen e Mesme.

    Tani, pas dy vitesh të luftës civile, Programi Botëror i Ushqimit thotë se vendi është në prag të krizës së urisë, shkruan BBC.

    Të dhënat statistikore tregojnë se të dhënat janë alarmante, rreth 19 milionë nga 25.6 milionë banorë ndodhen në nevojë urgjente për asistencë.

    Sipas OKB, rreth 7 milionë nuk kanë asnjë garanci për ushqim, që do të thotë se kanë një nevojë imediate. Ndërkohë, 2 milionë fëmijë vuajnë nga keq ushqimi.

    “Situata nuk është aspak katastrofike”, thotë Robert Mardini, i cili është drejtor i operacioneve të Lindjes së Mesme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq i cili është kthyer nga Jemeni. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark