​Mbahet takimi i pestë për targat, Lajçak tregon detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    ​Mbahet takimi i pestë për targat, Lajçak tregon detajet

    Insajderi
    26 February 2022 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupet Punuese për marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar këtë të premte për herën e pestë në Bruksel, transmeton Insajderi.

    Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter se ekspertët e Kosovës dhe Serbisë kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur.

    “Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i Grupeve Punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark