Kombëtarja e Norvegjisë shënoi fitore të thellë ndaj Kosovës në miqësoren e zhvilluar në Oslo me rezultatin 3:0.
Trajneri, Stale Solbakken u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij kundër “Dardanëve”, shkruan Indeksonline
“Dëshiruam shumë ta fitonim këtë ndeshje dhe ta ruanim portën e pastër. Por nuk mendoj se ishim aq të mirë në sulm. U bë mirë, por jo shumë mirë”, u shpreh Stale
Golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.
Kujtojmë që te Kosova askush nuk pranoi të fliste pas ndeshjes, duke e “mbyllur” gojën edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje miqësore.