×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Mbanë sekret emrat e biznesmenëve të fuqishëm- Por, si e bëri horë një grua pa faj Policia e Kosovës?

    Insajderi
    12 June 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emrat e shumë biznesmenëve të fuqishëm, ndaj të cilëve ekziston një urdhër arrest dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës, nuk bëhen publik në faqen zyrtare të Policisë. Por, kjo nuk vlen edhe për qytetarët e thjeshtë. Një rast i një qytetareje ka ndodhur këtë muaj. Asaj iu publikua fotografia në faqen zyrtare të Policisë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj. Ajo po akuzohej për “Vjedhje” që nuk e kishte kryer. Disa orë pas njoftimit, policia fshiu postimin por ishte vonë pasi imazhi i saj u publikua kudo.

    E shokuar pasi pa vetën në portale si e kërkuar nga Policia e Kosovës nën akuzën për “Vjedhje” qytetarja i drejtohet stacionit policor për sqarim.

    Duke mos ditur se çfarë po ndodh, pse fotografia e saj ishte publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës kjo qytetare ka përjetuar stres dhe shqetësim të madh.

    Por si ndodhi që fotografia e saj të përfundoj në faqen e policisë? Insajderi sjell detajet

    Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se qytetarja në fjalë (emër i njohur për redaksinë) në ditën kur pretendohet se është kryer vjedhja ka qenë bashkë me djalin e saj të mitur në një nga libraritë e kryeqytetit. Derisa ajo ishte e fokusuar për të blerë libra, djali i saj kishte  marr telefonin e një punëtoreje të librarisë. Pasi kanë dal nga libraria, djali i saj ( pa i treguar të ëmës) e ka lënë telefonin në tualetin e një kafiterie afër librarisë.

    Rrjedhimisht, e shpallura në kërkim nga Policia nuk ishte në dijeni për veprimin e djalit të saj.

    Kështu thuhet në deklaratën që ka dhënë qytetarja në polici.

    Insajderi mëson se pasi ka dhënë sqarimin në Polici, njoftimi i policisë bashkë me fotografinë e saj është fshirë.

    Policia e Kosovës disa ditë më pas ka sqaruar për Insajderin se postimin e ka fshirë pasi është bërë identifikimi i personit të shpallur në kërkim.

    Bazuar në vendimet/urdhëresat e organeve të drejtësisë, bëhet publikimi i personave për identifikim dhe bashkëpunim me qytetarë në këtë drejtim, publikime këto të cilat largohen pas realizimit/identifikimit të personit/ave dhe atarritjes së qëllimit të publikimit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Sipas njoftimi të policisë “vjedhja ishte kryer në muajin prill. Ndërsa policia  ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarës me 5 qershor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark