×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbante bluzën e firmës sime, vinte në shtëpinë time”- Pacolli përgatit një tjetër reagim për Pecin

    Insajderi
    17 November 2024 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behgjet Pacolli, kryetar i AKR’së, ka reaguar edhe një herë kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, pasi ky i fundit tha se kishte parë emrin e Pacollit në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve të Kosovës.

    Pacolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shpërndarë një fotografi të Pecit me fanellën që mbante për sponzor firmën ‘Mabetex Group’, e cila është nën pronësinë e deputetit të AKR’së, shkruan Insajderi.

    E kuptoni tani korrektësinë dhe sinqeritetin ose kontraverzitetin e këtyre “ministrave”?

    Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.

    Si mund të kuptohet kjo punë?“, ka deklaruar Pacolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark