Pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve në pronësi private, Policia e Kosovës ka arrestuar qytetarin B.Sh. nga Gjakova.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar dy armë, njëra e llojit pushkë mitraloz dhe tjetra pushkë automatike AK47 me dy karikatorë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot hetuesit e policisë në Gjakovë kanë pranuar informacion se i dyshuar B.Sh., i lindur në vitin 1965, shtetas i Republikës së Kosovës, në vendbanimin e tij posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Sektori Rajonal për Hetime është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata.
Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Cermjan-Gjakovë, me ç‘rast është sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt.