Skuadra e Paris Saint-Germain pësoi humbje ndaj Toulouse me rezultatin 1:3 në ndeshjen e javës së 33 ntë Ligue 1 të Francës.
Kylian Mbappe shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e tetë, shkruan Indeksonline
Por, goli i barazimit erdhi vetëm pas pesë minutave – dhe realizator ishte Dallinga.
Në pjesën e dytë, skuadra mysafire shënoi edhe dy gola tjerë me anë të Gboho dhe Magri.
Për sulmuesin e Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e PSG-së në stadiumin “Parku i Princave”, pasi do të largohet në fund të këtij sezoni.