×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe: Europian i dështuar për mua, koha për pushime

    Insajderi
    10 July 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe ishte hija e vetvetes në gjysmëfinalen Spanjë-Francë (2-1). Një asist në minutat e para te goli i Kolo Muani dhe aq. Më pas “zhdukje” në fushën e blertë.

    Lojtari më i mirë i “Gjelave” u fsheh në momentin që kombëtarja franceze kishte nevojë më shumë se kurrë për të dhe “magjitë” e tij. Që munguan gjatë gjithë turneut gjerman.

    Në deklaratën pas ndeshjes, lojtari i ri i Realit të Madridit u shfaq i sinqertë. Dhe pranoi është ky Europian ishte një dështim i madh në rrafshin personal.

    “Në futboll je i aftë dhe i mirë ose jo, dhe këtë radhë unë nuk isha i tillë… Doja të shpallesha kampion Europë, por Europiani im ishte i dështuar.

    Tani do të nisem për pushime për të karikuar energjitë dhe për t’u bërë gati për fillimin e një jete të re”, theksoi 25-vjeçari, autor i vetëm një goli në Euro 2024.

    Mbapppe u transferua si lojtar i lirë nga PSG te Reali i Madridit, klub me të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2029.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark