Edon Zhegrova e ka marrë një dhuratë speciale.
Ylli kosovar e pranoi një fanellë të Real Madridit nga sulmuesi Kylian Mbappe.
Një fanellë e bardhë me numrin 9 dhe e nënshkruar nga ylli francez, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që shkoi nga Paris Saint-Germaini.
“Faleminderit shoku im, Kylian Mbappe”, shkroi përfaqësuesi kosovar në “Instastory”.
Zhegrova është njëri prej futbollistëve më të mirë në Ligue 1 në dy sezonet e fundit, ndërsa atë e vlerëson tej mase edhe njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Kylian Mbappe. /Express