Mbappe kalon problemet shëndetësore, rikthehet në stërvitje - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe kalon problemet shëndetësore, rikthehet në stërvitje

    Insajderi
    25 June 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe ka pasur disa probleme shëndetësore prej se kur skuadra e Real Madridit zbarkoi në ShBA, për të marr pjesë në Kupën e Botës për klube.

    Sulmuesi franzez pas një jave është rikthyer në stërvitje, duke iu bashkuar skuadrës së Xabi Alonsos.

    26-vjeçari, vuante nga gastroenterit akut ku u detyrua të shtrihet edhe në spital ku qëndroi për disa orë, e pastaj u rikthye në hotel, për të vazhduar trajtimin specifik.

    Mbappe mungoi në dy ndeshjet e para të Realit në Kupën e Botës për Klube, ndaj Al Hilal dhe Pachucas, ndërsa është në dyshim për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ndaj Salzburgut, e cila është vendimtare për të kaluar në 1/8 e finales.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark