Mbappé mbetet i izoluar në hotel, mund të mungojë edhe ndaj Pachucas - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mbappé mbetet i izoluar në hotel, mund të mungojë edhe ndaj Pachucas

    Insajderi
    19 June 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Kylian Mbappes në Botërorin e Klubeve me Real Madridin.

    Sulmuesi francez mungoi në debutimin e “Los Blancos” në këtë turne, në barazimin 1:1 ndaj Al-Hilal.

    Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit nuk mundi t’i ndihmonte shokët shkaku i një sulmi të ashpër të etheve, që e goditi në ditët paraprake, ndërsa shkoi në atë pikë që u desh të izolohej në dhomën e tij të hotelit në Miami për ta evituar përhapjen e këtij virusi.

    Sipas mediumit spanjoll “Marca”, përfaqësuesi francez i ka ndalur të gjitha aktivitetet zyrtare me skuadrën: nuk mori pjesë as në sesionin fotografik të turneut, nuk mori pjesë në ushtrimet e fundit me ekipin, ndërsa nuk ka mundur ta takojë as presidentin Florentino Perez pasi arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Gazeta Express”.

    Mbappe kishte vështirësi edhe për të ngrënë, sa që iu desh ta ndiqte një dietë të lehtë me fruta dhe me pije energjike.

    Temperaturat e larta dhe lagështia e lartë (38°C e 65%) in në Florida e detyruan stafin mjekësor të Real Madridit që të mos rrezikojë, duke e ruajtur yllin francez në vazhdën e angazhimeve të ardhshme.

    “Ai e kishte një ftohje, nuk mendoj se doli ndonjëherë nga dhoma e tij”, deklaroi Federico Valverde pas lojës së mbrëmshme.

    Gjendja e Mbappes mbetet e paqartë.

    Trajneri Xabi Alonso nuk i dha fund asnjë dyshimi rreth prezencës së lojtarit në ndeshjen e së dielës ndaj Pachucas.

    “Ai e kishte një infeksion viral mjaft serioz. Do të shohim në ditët në vazhdim nëse do të mund të rikthehet apo jo”, u shpreh trajneri spanjoll. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark